Vazhdojnë arrestimet për shkeljen e masave
Prej tvteuta10:44, 8 Prill 2020

Edhe gjatë ditës së djeshme policia në Podgoricë ka ndaluar persona të cilët kanë shkelur masat e ndalimit të qarkullimit apo të tubimit. Një grua 59 vjeçare u ndalua pasi kishte shkelur masën e vetizolimit, kurse 8 persona të tjerë u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Spuzhit pasi ishin tubuar në banesën e njërit prej tyre. Ditët e kaluara policia edhe në qytete të tjera ka procesuar persona të ndryshëm për shkelje të masave.