Aktuale Më shumë

Vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit të hënën më 27 qershor

Prej tvteuta14:59, 23 Qershor 2022

Kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ardijan Mavriq, ka thirrur vazhdimin e mbledhjes së dytë të seancës së parë të Kuvendit, e cila do të mbahet të hënën më 27 qershor, njoftojnë nga shërbimi i këtij institucioni.

Ndërkohë ditën e djeshme është mbajtur edhe mbledhja e KQ të Forcës së Re Demokratike, në të cilën është votuar unanimisht që kandidat i këtij subjekti për nënkryetar të Komunës, të jetë nënkryetari i partisë, Sabri Salaj. Salaj ishte edhe këshilltar i kësaj partie në dy përbërjet e kaluara.

Për nënkryetar tjetër të Komunës do të propozohet edhe Beqir Selloviq nga Partia Demokratike, e cila është pjesë e koalicionit “Fillim i Ri”. Selloviq po ashtu ishte këshilltar shumëvjeçar i partisë si dhe zv,.drejtor ndrëmarrjes “Veprimtaritë komunale.”

Pritet që në javët në vijim të emërohen edhe drejtuesit e tjerë të institucioneve lokale, duke pasur parasysh nevojën e vendosjes në funksion të plotë të administratës gjatë sezonit turistik. Spekullohet se problemet kryesore në arritjen e marrëveshjeve qëndrojnë tek Organizata Turistike, “Veprimtaritë komunale” dhe “Parking Servisi”.

  • 1

    Radio