Aktuale Më shumë

Varhelyi nën hetim për favorizim të Serbisë

Prej tvteuta10:33, 20 Janar 2023

Komisioneri Oliver Varhelyi, zyrtari më i lartë ekzekutiv i politikës së Zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) do t’i nënshtrohet një hetimi të brendshëm të BE-së për pretendimin se ka favorizuar Serbinë gjatë negociatave të zgjerimit të bllokut. Deputeti holandez i partisë socialdemokrate, Thijs Reuten, i cili ndihmoi në hartimin e raportit të parlamentit evropian, kritikoi komisionerin, raporton EuroNews.

“Ne e kemi parë këtë komisioner në të vërtetë duke mos iu përgjigjur nismave secesioniste, nga Dodiku në Bosnje, duke mos iu përgjigjur veprimeve të Vuçiqit, duke destabilizuar situatën në Kosovë dhe gjithashtu në Bosnje.

Pra, kjo na shqetëson. Prandaj ne duam të hetojmë nëse ai po e kryen detyrën e tij në përputhje me kodin e sjelljes, sepse kodi i sjelljes thotë se komisioneri duhet të përfaqësojë interesat e Unionit në tërësi dhe jo agjendën e disa shteteve anëtare”, ka thënë Reuten.

  • 1

    Radio