Aktuale Më shumë

Vandalizohet makina e Nimanbegut

Prej tvteuta10:07, 4 Nëntor 2015

Para dy netëve makina e tipit  “reno 5”  e pronarit Shazi Nimanbegu, u dëmtua nga një person apo persona akoma të panjohur.

Në kohën e ngjarjes automjeti ishte i parkuar nën qytetin e vjetër.

Si pasojë, në makinë janë thyer dy xhama, njëra prej pasqyrave dhe xhami i pasëm, kurse mbrenda është gjetur edhe një gur i cili dyshohet se është pëdorur për thyerjen e xhamave.

Pronari i makinës ka deklaruar se nuk ka dijeni se kush dhe pse ka pikasur makinën e tij, pasi ky është rasti i dytë që ajo i dëmtohet mbrenda një kohe të shkurtër.

Para një muaji në makinë i thyen xhamin e majtë, por policia akoma nuk ka arritur të gjejë fajtorët.

  • 1

    Radio