Van Gaal përqafon gazetarin për një arsye
Prej tvteuta24 November 2022

Përzgjedhësi i Holandës, Louis van Gaal, i ka dhënë përshëndetje të ngrohtë një gazetari senegalez.
Përshëndetja e tij e veçantë ka qenë për arsye se gazetari i tha 71-vjeçarit se ka qenë tifoz i tij prej kohësh, pavarësisht që Holanda mposhti Senegalin në ndeshjen e parë të Botërorit.
“Tung Louis, unë jam një gazetar i ri nga Senegali dhe vetëm sa kam filluar. Nuk kam pyetje për ju, por është vetëm një mundësi për t’iu treguar se jam tifoz i juaji, edhe pse Holanda ia shkaktoi Senegalit humbjen e parë të Botërorit”, ka thënë gazetari senegalez.
“Oh, unë do të të përqafoj. Do të jap një përqafim të fuqishëm më vonë sepse është diçka e madhe kjo që e thatë. Me të vërtetë, sinqerisht, njerëzit nuk më thonë gjëra të tilla. Do të të jap një përqafim të madh”, është shprehur Van Gaal.
Në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës, Holanda luan kundër Ekuadorit, kurse Senegali ballafaqohet me Katarin, në kuadër të Grupit A.
Periodista: "Soy un joven periodista que no tiene preguntas para usted. Solo quería decirle que soy un gran admirador"
— Manu Heredia (@ManuHeredia21) November 24, 2022
Van Gaal: "No suelo oírlo mucho, es muy amable. Quiero darte un abrazo, así que ahora nos lo daremos"
😍😍
📽️@ESPNnl pic.twitter.com/p3Yog8H41S