Slider Më shumë

Vaksinimi në Mal të Zi: Mbi 89 mijë qytetarë kanë marrë dozën e tretë

Prej tvteuta12:54, 30 Janar 2022

Në Mal të Zi, më shumë se 89.2 mijë qytetarë janë imunizuar deri tani me dozën e tretë të vaksinave kundër koronavirusit.

Dozën e parë e kanë marrë 62.8 për qind të popullsisë së rritur, ndërsa 60.7 për qind janë rivaksinuar.
Përkthyer në popullsinë e përgjithëshme, 46.3 për qind kanë marrë një dozë, kurse 44.8 për qind edhe të dytën.

Në 25 orët e fundit 49 persona kanë marrë dozën e parë dhe 61 janë rivaksinuar.

  • 1

    Radio