Vaksinimi është i detyrueshëm, por nuk është kusht për regjistrim në shkolla
Prej tvteuta14:30, 9 Prill 2019
Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Shëndetit Publik, Dr. Miro Knezheviq, përkujton se vaksinimi nuk është një kërkesë për regjistrimin në shkolla dhe kopshte në Mal të Zi, por shton se kjo duhet të ndryshohet me ligj.
Ai shprehet se vaksinimi është i detyrueshëm, por nuk është një kërkesë për regjistrimin në institucionet arsimore. Ndrrimi I ligjit siç ai konsideron, do të ishte një mbrojtje më e mire për fëmijët.
 ” Do të garantohej mbrojtja e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse që do të ishte patjetër në favor të mbrojtjes së fëmijëve “tha Knezheviq për RTMZ.
Ai gjithashtu tha se është e rëndësishme të zhvillohet vetëdijesimi i qytetarëve, se vaksinimi është i nevojshëm për të mbrojtur veten. Qëllimi është, për shembull, një mbulim prej 95 për qind të vaksinimeve, për të mbrojtur popullatën.