Uzurpohet plazhi publik

Prej tvteuta15:46, 28 Gusht 2019

Ata që këto ditë kanë pasur rastin të vizitojnë plazhin në mes Limanit dhe Valdanosit, të njohur si Lugu i Xhemiles, janë befasuar nga tabela e vendosur nga persona të panjohur, e cila tregon se ky plazh është privatizuar. Në lidhje me këtë rast TV Teuta ka kontaktuar edhe të Mirat Detare për të mësuar nëse ky plazh është dhënë me qira dhe mbi bazën e cila premisave mund të përcaktohet si plazh privat. Nga të Mirat Detare kanë konfirmuar se plazhi në fjalë është publik dhe askush nuk ka të drejtë të vendos tabela të tilla, dhe se për rastin në fjalët do të marrin masat e parashikuara.

  • 1

    Radio