Sporti Më shumë

Uruguai qëllon dy herë shtyllën, por luan baras me Korenë e Jugut

Prej tvteuta17:41, 24 Nëntor 2022

Përfaqësuesja e Uruguait dy herë e qëlloi shtyllën, por nuk arriti ta mposhtë Korenë e Jugut në ndeshjen e parë të Grupit H të Kupës së Botës.

Dueli i luajtur të enjten, u mbyll pa gola në “Education City Stadium”. Uruguai ishte më dominant, por nuk arriti të shënojë gol për ta fituar ndeshjen. Në fund të pjesës së parë dhe në fund të dytës, e qëlloi shtyllën. Fillimisht, në minutën e 44-të me anë të mbrojtësit Diego Godin që gjuajti me kokë, dhe pastaj në minutën e 89-të me Federico Valverden që gjuajti nga distanca.

Rastin më të mirë të ndeshjes, Koreja e Jugut e lëshoi në minutën e 90-të kur sulmuesi Heung-min Son nuk përfitoi nga një gabim i portierit të Uruguait. Gjuajta e tij shkoi jashtë portës.

Ndeshjen e ardhshme, Koreja e Jugut e luan me Ganën pas katër ditësh, ndërsa Uruguai përballet me Portugalinë.

  • 1

    Radio