Urime për fillimin e Muajit të shenjtë të Ramazanit
Prej tvteuta18 June 2015
Kryetari I Ulqinit Fatmir Gjeka I ka dërguar një telegram urimi Kryeimamit të Ulqinit Ali efendi Bardhi dhe besimtarëve të besimit islam me rastin e fillimit të Muajit të shenjtë të Ramazanit . Në mesazhin e urimit ndër të tjera   thuhet  se Muaji i Ramazanit është ndër obligimet më fisnike në të cilën kultivohen vlera njerëzore dhe humane, toleranca, respekti i ndërsjelltë dhe dashuria midis njerëzve. Duke uruar që ky muaj i shenjtë të pasqyrojë në mënyrë të denjë bindjen fetare dhe sprovën për tiu përkushtuar lartësimit shpirtërorë, Kryetari Gjeka uron që Muaji i Ramazanit  të gjejë familjet tona në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe dashuri.