Sociale Më shumë

Urime festën e Bajramit të Madh

Prej tvteuta10:17, 17 Korrik 2015

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Genci Nimanbegu, uron të gjithë besimtarëve mysliman gëzuar festën e Bajramit të Madh.

Të nderuar besimtar mysliman, Ju që me vullnet dhe bindje të thellë gjatë muajti të Ramazanit e privuat veten nga ushqimi, pija dhe jo vetëm, pa dyshim që festa e Bajramit, vjen si dhuratë nga zoti për Ju. Zoti e pranoftë çdo sakrificë dhe lutje tuajen.

Uroj që këto ditë feste t’i shfrytzojmë të gjithë së bashku, për vizita të ndërsjellta, për të trasmetuar dashuri dhe respekt ndaj njëri tjetrit, ashtu siç e do tradita e shqiptare.

Le të shërbej kjo festë si shenjë mirëkuptimi, tolerance e unifikimi ndërmjet shqiptarëve të të gjitha besimeve fetare, në një kombë të vetem.

Në emrin tim personal dhe të institucionit që drejtoj, Ju uroj të kaloni sa më mirë, pranë miqëve dhe të afërmve Tuaj në këto ditë të shënuara.

Gëzuar !

Kryetari

Genci Nimanbegu

  • 1

    Radio