URIM ME RASTIN E KURBAN BAJRAMIT NGA SAUBIH MEHMETI
Prej tvteuta11 August 2019

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, shfrytëzoj rastin që në emër të Kryesisë së Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, antarësisë dhe në emrin tim personal t’ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë kudo që ndodhen, në trojet etnike shqiptare e në diasporë, festën e Kurban Bajramit me dëshirë që kjo ditë e shënuar të jetë ditë e përforcimit ndaj besimit, sakrificës dhe tolerances.
Në këtë ditë të shënuar për besimtarët myslimanë, të përkujtojmë se besimi tek Zoti, na udhëzon që mes njerëzish, popujve, racave e besimeve të ndryshme të mizotërojë paqe dashuri dhe harmoni mes nesh dhe të gatshëm për sakrificë në sëndërtimin e mardhënieve më të mira ndaj njëri – tjerit, ndaj kombit e vetes.
Le të shërbejë kjo festë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona.
Kryetari,
Saubih Mehmeti