Sociale Më shumë

Urgjenca e Ulqinit – rekord i vizitave në terren

Prej tvteuta18:55, 26 Gusht 2021

Zhurma e shpeshtë e sirenave të ambulancës në Ulqin javët e fundit ishte një tregues i qartë se vera ishte shumë e ngarkuar për Shërbimin e urgjencës. Mjekët kishin punë dy herë më shumë punë se në rrethana të rregullta, kështu që vetëm në korrik dhe gusht janë kryer 3,800 vizita ambulante, që është afërsisht në nivelin e vitit 2019. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë verë ka pasur një rritje të konsiderueshme të vizitave në terren.

“Turmat janë të mëdha dhe kjo reflektohet në shërbimin tonë. Sa i përket korrikut,  kemi kryer 2200 ekzamime mjeksore, ndërsa në gjysmën e parë të gushtit 1600. Në korrik, kishim 270 vizita në terren, dhe në 15 ditët e para të gushtit, realizuam 150 vizita. Krahasuar me vitin 2019, mund të themi se në korrik  kemi pasur 20% më pak ekzaminime në ambulancë ,ndërsa sa i përket gushtit, numrat janë pothuajse identik. Megjithatë, në terren po regjistrojmë 25% më shumë vizita sesa në vitin 2019 ”, tha shefi i Shërbimit të urgjencës në Ulqin, Dr. Bojan Shimiq.

Duke marrë parasysh numrin e turistëve që qarkulluan në Ulqin në korrik dhe gusht, numri i ekzaminimeve në urgjencë është më i vogël, dhe arsyeja për këtë është hapja e një ambulance speciale në Stoj, e cila lehtësoi ambulancën në qytet.

“Ky numër i zvogëluar i ekzaminimeve në korrik dhe i njëjti numër ekzaminimesh në gusht si në vitin 2019, sipas mendimit tim, duhet të ishte më i lartë, por shërbimi ynë u lehtësua ndjeshëm nga fakti që kemi një klinikë turistike në Shtoj, kështu që ky numër i ekzaminimeve në terren është një tregues i vërtetë i ngarkesës së punës së shërbimeve shëndetësore ”, thotë Simiq.

Me këto shifra të regjistruara, Shërbimi i urgjencës në Ulqin është i dyti për numrin e ekzaminimeve në të gjithë vendin.

  • 1

    Radio