Aktuale Më shumë

Urgjenca e Ulqinit: 50% më shumë angazhim në qershor dhe korrik

Prej tvteuta16:56, 4 Gusht 2022

Numri i ekzaminimeve në Urgjencën e Ulqinit, si dhe numri i ekzaminimeve në terren është dyfishuar në krahasim me vitin paraprak. Këtë e ka konfirmuar për Televizionin Teuta mjeku Bojan Shimiq, i cili tha në qershor dhe korrik, kur tradicionalisht shënojnë numrin më të madh të ekzaminimeve, ato janë 50% më të larta, si ato ambulatore ashtu edhe ato në terren. Pacientët që shkojnë në urgjencë zakonisht ankohen për dhimbje barku në zonën e gjoksit, trauma dhe probleme të tjera shëndetësore.

Ai pohoi se urgjenca arrin t’i përgjigjet çdo thirrjeje të qytetarëve dhe se nuk kanë pasur nevojë për ndihmë shtesë, por problem paraqet ekzistenca e vetëm një skuadre për vizita në terren, çka ndikon në shpejtësinë e arritjes tek vendi i duhur. Me gjithë vështirësitë, turmat dhe rrugët e ngushta, ekipi mjekësor i urgjencës arrin të arrijë të gjithë pacientët që kanë nevojë për ndihmën e tyre, shpesh edhe në këmbë.

  • 1

    Radio