URA: Vuçiq të mos nxisë tensione kombëtare në Mal të Zi
Prej tvteuta14:07, 22 Tetor 2023
Deklaratat e papërshtatshme të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në përgjigje të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, nuk janë shembull i mirë i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, sepse ato nxisin qartë tensionet kombëtare që minojnë pajtimin e ndërtuar me mundim mes qytetarëve të Malit të Zi, kanë deklaruar nga LQ URA.
Nga URA thonë se me deklarata të tilla po kthehen në fokus të temave që kanë mbajtur vendin tonë, por edhe rajonin, të bllokuar në ndarjet kombëtare dhe fetare që nga vitet 1990, gjë që sigurisht nuk kontribuon në përparimin e vendeve tona në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe për fat të keq, ata mund të na çojnë përsëri nëpër rrugët e Ballkanit, gjë që jemi të sigurt që askush nga ne nuk e dëshiron.
Ballkanit iu mjaftuan urrejtja, përçarja, konflikti, është koha që më në fund të zgjedhim pajtimin, respektin reciprok dhe përparimin”, njoftuan sot nga Lëvizja Qytetare URA.
Siç kanë thënë, regjistrimi i popullsisë është një çështje e brendshme e Malit të Zi, për të cilën të gjithë qytetarët kanë të drejtë të shprehen lirisht dhe askush nuk mund t’ua mohojë këtë të drejtë, qofshin ata malazezë, serbë, boshnjakë, shqiptarë, kroatë, romë apo ndonjë tjetër komb.
“Nga ana tjetër, është poshtëruese për të gjithë qytetarët e Malit të Zi që qarqe të caktuara politike dhe fetare, si në Mal të Zi ashtu edhe jashtë tij, i trajtojnë ata në atë mënyrë që u sugjeron se si duhet të shprehen, sikur ata vetë nuk janë të aftë të dinë se si ndihen kombëtarisht”, përfundojnë ata.