Politikë Më shumë

URA Ulqin: Po jepni Pyllin e Pishave për lëndë të korruptuar

Prej tvteuta16:53, 27 Shtator 2019

Lëvizja Qytetare URA, dega në Ulqinit, ka kritikuar ashpër vendimin e udhëheqësisë së Komunës së Ulqinit për ti kaluar Qeverisë në pronësi tokën në Pyllin e Pishave, për borxh në një lëndë të cilën ata e konsiderojnë me elemente të qarta korrupisoni, thuhet në deklaratën e këshilltarit Ilir Harasani. Sipas tij, tani po bëhet e qartë strategjia zhvillimore e Ulqinit nën drejtimin e Partisë Demokratike të Socialistëve, dhe shtrohet pyetja se kush e ka hedhur syrin drejt njërit prej lokacioneve më atraktive të Ulqinit. Harasani shpreh dyshimin se në rastin K1 çdo gjë ka qenë e koordinuar edhe me udhëhqësinë e Komunës, në mënyrë që të realizohet skenari i tjetërsimit të pasurive natyrore të Ulqinit.

  • 1

    Radio