URA: Qeveria fajtore për mundësimin e korruspionit në aferën “Mozhura”
Prej tvteuta18:29, 24 Korrik 2020

Lëvizja qytetare URA sot mbajti një konferencë për media në të cilin kryetari Dritan Abazoviq akuzoi Qeverinë e atëherëshme të Malit të Zi për mundësimin e mbylljes së kontratës së dëmshme në mes kompanisë Cifidex, të regjistruar në Ishujt Sejshel, dhe kompanisë malteze “Enemalta”, në vitin 2015 për ndërtimin e elektranës me erë në malin Mozhur. Abazoviq në konferencë publikoi dokumentat të cilët tregojnë se kompania Cifidex ka qenë kompani off shore dhe e cila sipas të gjitha gjasave ishte vetëm kamuflim për transaksionet financiare. Ai shtoi se për dokumentin në fjalë kanë treguar interesim edhe deputetët e parlametit të Bashktimit Evropian, sidomos ata të krahut të gjelbër, pasi me këtë kontratë Mali i Zi zotohej të subvenciononte prodhimin e energjisë me 115 milionë euro për 12 vite. Kjo marrëveshje u ringjall përsëri kohët e fundit, pasi hetimet në Maltë për vrasjen e gazetares Dafne Karuana Galicia, zbuluan korrpsionin e gjërë në qeverinë laburiste të ish kryrministrit Xhozef Muskat, një prej të cilave ishte edhe investimi në Mozhur.