URA: Qeveria e Spajiqit vazhdon me skandale, përgjegjësia penale është e padiskutueshme
Prej tvteuta15:33, 2 Gusht 2024
Qeveria e Millojko Spajiqit vazhdoi xhiron e ligjshme në rastin e shkarkimit të paligjshëm të Inspektorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Artan Kurti, theksoi Lëvizja Qytetare URA.
Nga URA rikujtojnë se dje në të njëjtën ditë Qeveria shkarkoi Predrag Buriqin dhe emëroi Kurtin, e më pas e shkarkoi Kurtin dhe e riemëron Buriqin në atë pozitë, duke treguar kështu mungesën e seriozitetit por edhe shkallën e punës së paligjshme, duke bërë tallje me vendimin e Gjykatës Administrative e cila në këtë rast vendosi në themel se Kurti është shkarkuar në mënyrë të kundërligjshme dhe se Qeveria duhet ta kthejë atë në pozitën e inspektorit të përgjithshëm.
“Spajiq dhe Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragolub Nikolliq, në këtë mënyrë hynë në përgjegjësi të thellë penale, duke përfshirë anëtarët e tjerë të Qeverisë në kryerjen e veprës penale, për të cilën jemi të sigurt se do të përgjigjen penalisht”. tha URA, duke i bërë thirrje Prokurorisë që të reagojë dhe t’i japë fund talljes së institucionit shtetëror nga një grup populistësh dhe diletantësh, siç janë aktualisht në Qeverinë e Malit të Zi.
Nga URA theksojnë se me këtë procedurë Qeveria edhe një herë tregoi injorancë të madhe juridike dhe mënyrë të qartë antievropiane, por edhe standarde të dyfishta në veprimin e vendimeve të gjykatave kompetente.
“Për të gjithë është e qartë se për Spajiqin dhe ekipin e tij frika nga zbulimi i abuzimeve është më e madhe se nevoja për të vepruar sipas ligjit”, përfundon Lëvizja Qytetare URA.