Aktuale Më shumë

“URA mori ftesë nga Spajiq për bisedime”

Prej tvteuta12:04, 11 Tetor 2023

Na duhet një qeveri e re dhe nuk kam asnjë kundërshtim për përbërjen e mundshme të qeverisë, do të shohim se cili do të jetë konfigurimi dhe kush do të jetë në të. Qëllimi është të mblidhen forcat nga 30 gushti dhe të vazhdojmë rrugën e reformave, tha kryeministri Dritan Abazoviq. Ai tha se URA ka marrë ftesë për i bisedime  nga mandatari Millojko Spajiq.

Ai theksoi se e mbështet nëse është një përbërje që mund të sjellë ndonjë ndryshim në Mal të Zi.

“Kemi marrë ftesë nga Spajiqi, do të shohim nëse do të takohemi, për sa na përket ne kemi qëndrimin se dialogu nuk duhet shmangur kurrë. Do të shohim nëse do ta realizojmë”, tha Abazoviq.

Ai theksoi se ka një mendim tjetër kur bëhet fjalë për parimet dhe veprimet e qeverisë së ardhshme.

“Unë kam një mendim tjetër për qeverinë kur bëhet fjalë për parimet dhe veprimet e saj, nëse vjen deri tek një takim me Spajiqin, ne do t’i kushtohemi asaj nëse mund ta gjejmë veten në atë që është vizioni i Malit të Zi”, tha Abazoviq.

Ai tha se është i gatshëm të udhëheqë një debat publik me të gjitha subjektet politike dhe në parlamentin e shtetit.

Abazoviq tha se qeveria e 43-të i ka borxh vendit më së paku në historinë e qeverive malazeze dhe shpreson që kjo gjë të vazhdojë.

  • 1

    Radio