Politikë Më shumë

URA me kandidat të vet nëse nuk ka marrëveshje

Prej tvteuta10:09, 16 Nëntor 2017

Lëvizja qytetare URA do të dalë me kandidat të vetin në zgjedhjet presidenciale, nëse opozita nuk arrin marrëveshje për kandidat të përbashkët, tha nënkryetari i këtij subjekti Millosh Konatar. Ai shtoi se opozita  pas zgjedhjeve të 26 nëntorit, do të fillojë bisedimet zgjedhjet presidenciale , ku do të diskutohet pjesmarrja edhe eventualisht njëri apo  më shumë kandidatë.

“Sipas mendimit tim , zgjidhja më e mirë do të ishte që opozita të ketë një kandidat të përbashkët, por nëse kjo nuk ndodh URA do të ketë kandidatin e vet. Cilido qoftë modeli i pjesmarrjes, jam i sigurtë se kandidati i opozitës do të dalë fitues.”, tha ndër të tjera Konatar.

  • 1

    Radio