Aktuale Më shumë

URA mbajti konventën zgjedhore në Ulqin. Bajraktari kryetar. Abazoviq: Ulqini do të jetë qyteti më i pasur

Prej tvteuta14:24, 18 Dhjetor 2021

Lëvizja Qytetare URA mbajti mbrëmë në Qendër për Kulturë konventën e rregullt zgjedhore, në të cilën u zgjodh kryesia e re e Këshillit Komunal dhe 55 anëtarët e këtij këshilli. Omer Bajraktari i konfirmua si kryetar i Këshillit Komunal edhe për një mandat të ri, ndërsa për nënkryetarë u emëruan Safet Beci, Mustaf Bardhi, Arian Murati dhe Hristina Dragoviq, ndërsa për sekretar, Simo Dediq.

“Ne jemi parti që nuk na interesojnë mandatet nëse nuk mund të ndryshojmë diçka. Kjo vlen edhe në Ulqin, i cili ka administratën më të dobët. Nëse fitojmë mandatin do ta bëjmë qytetin më të pasur. Nëse kanë zaptuar Komunën per 10 vjet nuk do te thote se kanë zaptuar edhe zemrat e njerëzve. Kemi kthyer vendin qe lidh qytetaret e ketij qyteti – Valdanosin. Sot eshte marrë një vendim tjeter për Kriporen, per tre vjet do të kemi hotel me 5 yje dhe do të ndertojme urën mbi Lumin Buna që do të lidhë Shqipërinë dhe Malin e Zi. Me anë të investitorëve të rinj mund të nisë edhe prodhimi në Kripore. Gjithçka që na duhet është stabiliteti politik”, tha në fjalim kryetari i URA-s, Dritan Abazoviq.

Ai gjithashtu njoftoi se kandidati i tyre për kryetar të Komunës në zgjedhjet e ardhëshme, do të jetë Ilir Harasani.

  • 1

    Radio