Politikë

Politikë Më shumë

URA kritikon premtimet e pabaza

Prej tvteuta17 August 2019

Lëvizja Qytetare URA në një deklaratë të fudit ka kritikuar premtimet, siç thonë ata, të pabaza dhe qesharake të Komunës së Ulqinit, duke akuzuar se për projektin e Mavrijanit janë shpenzuar më kot 14.000 euro të cilat i kanë përfituar persona të lidhur me Partinë Demokratike të Socialistëve. Në deklaratë po ashtu kritikohet edhe qasja ndaj problemeve të qytetit, sidomos klubit të futbollit “Otrant-Olimpik”, i cili për shak të mungesës së fondeve ndodhet para fikjes. Komuna e Ulqinit që prej një muaji ndodhet në bllokim për shkak të lëndës K1 dhe nuk pritet të dalë nga ky bllokim deri në gjysmën e parë të vitit tjetër.