Ura e papërfunduar krijon probleme për banorët e zonës

Prej tvteuta09:20, 2 Dhjetor 2018

Që nga viti 2016 ura e cila lidhë fshatrat Millë, Bojk dhe Kosiq akoma sot e kësaj dite vazhdon të mos jetë e rindërtuar. Në fillim të viti këtij vitit  kanë filluan punimet e urës së re  por ato punime u pezulluan shumë shpejt. Gjëndja ka qënë alarmante me fillimin e reshjeve të para kur banorët e kësaj zone nuk kanë mundur të kalojnë për në shtëpitë e veta. Ura e improvizuar nga banorët e zonës është i vetmi kalim i cili i lidhë ata me aksin kryesor rrugor. Nga burime jozyrtare Televizioni Teuta mëson se synohet që punimet të përfundohen javën e ardhëshme.

  • 1

    Radio