Politikë Më shumë

URA dhe PSP do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi me subjektet e pakicave

Prej tvteuta17:31, 14 Dhjetor 2021

Lëvizja qytetare URA, Partia Socialiste Popullore, Partia Boshnjake, Alternativa Shqiptare, Forca, Partia Demokratike dhe CIVIS do të nënshkruajnë nesër një Memorandum Bashkëpunimi, njofton portali Vijesti.

Qëllimi kryesor i atij bashkëpunimi është anëtarësimi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe zhbllokimi i institucioneve, thonë nga ky portal. “Kjo është hera e parë që partitë e pakicave nënshkruajnë një Memorandum bashkëpunimi me subjektet që janë aktualisht në pushtet. Ne besojmë se ky është një hap i madh përpara për shoqërinë malazeze dhe proceset politike të deritanishme, sepse ka të bëjë me pajtimin e subjekteve nga spektër të ndryshëm të skenës politike, profile të ndryshme programore dhe ideologjike. “Mali i Zi aktualisht është i rënduar nga ndarje të shumta dhe për këtë arsye synimet kryesore të këtij procesi janë pajtimi në shoqërinë malazeze dhe integrimi evropian. Ne duhet të ndërtojmë ura bashkëpunimi në mënyrë që Mali i Zi të bëhet i pari i radhës. anëtare e Bashkimit Evropian”, ka thënë një burim anonim nga Vijesti i afërt me njërin nga këto subjekte.

Memorandumi do të nënshkruhet nga liderët e subjekteve politike, Dritan Abazoviq, Vladimir Jokoviq, Ervin Ibrahimoviq, Nik Gjeloshaj, Genci Nimanbegu, Fatmir Gjeka dhe Srgjan Paviqeviq. Kryetari i Partisë Socialiste Popullore, Vlladimir Jokoviq, për RTMZ ka thënë se ky bashkëpunim nuk ka lidhje me Qeverinë e Malit të Zi e as me formimin e ndonjë qeverie të pakicës.

  • 1

    Radio