Aktuale Më shumë

URA: Akoma nuk është vendosur kthimi në Kuvend për NATO

Prej tvteuta09:50, 14 Janar 2017

Zyrtari i Lëvizjes Qytetare URA Nedeljko Rudoviq, tha se ky subjekt akoma nuk ka vendosur nëse do të kthehet në Kuvend kur në rend dite të jetë votimi për antarsimin në NATO.

Rudoviq shtoi se vendimi nuk do të merret në kurriz të bashkëpunimit opozitar dhe se ky subjekt nuk e pranon as qeverinë as Kuvendin aktual jolegjitim , por do të gjendet mundësia që opinionit publik ti tregohet se URA është pro antarsimit të vendit në NATO. Ai gjithashtu tha se të gjitha përplasjet politike për Njegoshin, gjuhën apo kishën, nuk janë kurrgjë tjetër vetëm kthim prapa dhe shërbejnë për të forcuar pozitat e atyre që janë në pushtet.

  • 1

    Radio