Aktuale Më shumë

UNSH dënon sulmin ndaj Berishës

Prej tvteuta13:28, 7 Dhjetor 2022

UNSH : Kumtesë për opinion
     Jemi tmerruar sot nga një sulm makaber fizik ndaj ish Presidentit të Shqipërisë , z. Sali Berisha , derisa në Tiranë po zhvillohej një protestë e opozitës shqiptare , krahas me samititin e BE me Ballkanin Perendimor , të parin e këtij lloji në rajonin tonë.
      E drejta e lirisë së fjalës që ushtrohet në pajtim me ligjin , nuk guxon të pengohet nga askush dhe ne dënojmë ashpër këtë sulm dhe kerkojmë që rasti të zbardhet plotësisht nga ana e organeve kompetente të shtetit tonë amë , Republikës së Shqipërisë.
      Z. Sali Berisha mund të ketë mekatet e veta në proceset e tranzicionit në Shqipëri , por ne,jashtë kufijve të RSH , e kemi parë dhe e shohim atë si tribun të  shkëputjes së Shqipërisë nga komunizmi i egër i Enver Hoxhes dhe të nisjes së rrugës së saj për në familjen e madhe europiane , ku e kishte dashur edhe heroi ynë kombetar   Gjergj Kastrioti Skenderbeu , para gati gjashtë shekujsh .
      Andaj , hematomat në faqen e Z. Sali Berisha janë hematoma në faqen dhe fytyrën e kombit tonë dhe ato mund të shërohen vetëm nëse dënohen shkaktarët e tyre ,qofshin ata edhe të semurë mendorë . Shqipërinë e duam shtet ligjor që zbardhë edhe anët e errëta të sjelljeve tona me të cilat nuk mund të shkohet në Europë.

  • 1

    Radio