Sporti Më shumë

Unitedi i humb 115.5 milionë funte

Prej tvteuta19:53, 22 Shtator 2022

Manchester Unitedi ka njoftuar humbje neto prej 115.5 milionë funteve për sezonin 2021-22, ani pse të ardhurat janë rritur për 18%, në 583.2 milionë funte.

Shifrat e publikuara, që përfshijnë fundin e vitit financiar në qershor, kanë treguar se humbjet janë rritur për 23.3 milionë funte krahasuar me vitin 2021.

Është rritur edhe borxhi i klubit nga 419.5 milionë funte në vitin 2021 në 514.9 milionë funte këtë vit, që është për 22%.“Misioni i klubit tonë është të fitojmë ndeshje futbolli dhe t’i kënaqim tifozët”, ka thënë shefi ekzekutiv, Richard Arnold.

Si rezultat i transferimeve në verën e kaluar, shifra e pagave është rritur për 19.1%, përkatësisht për 61.6 milionë funte. Tani totali vjetor është 384.2 milionë funte. Unitedi verën e kaluar transferoi Cristiano Ronaldon, Jadon Sanchon dhe Raphael Varanen.

Kjo është shifra më e lartë në historinë e Premier Leagues, duke e kaluar totalin prej 355 milionë funteve të vendosur nga Manchester City.

 

  • 1

    Radio