Sociale Më shumë

Unioni i sindikatave të lira të Malit të Zi i ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën, e cila organizohet sot në Podgoricë

Prej tvteuta12:02, 7 Shtator 2023

Unioni i sindikatave të lira të Malit të Zi i ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën, e cila organizohet sot në Podgoricë nga sindikata e Institutit “Dr Simo Millosheviq” nga Igallo.

Tubimi është caktuar në orën 14 para ndërtesës së qeverisë së Malit të Zi, nga ku qytetarët do të nisin shëtitje protestuese nga rruga Karagjorgje deri te kryqëzimi në Bulevardin Stanko Dragojeviq dhe Bulevardin  Shën Pjetri i Cetinës, ku protesta do të vazhdojë deri në ora 16.00.

Ky tubim protestues ka për qellim  adresimin e problemeve të punonjësve në institutit Igallo dhe shpëtimin e kësaj qendre rehabilitimi.

  • 1

    Radio