Aktuale Më shumë

UMZ: Fillon afati i aplikimeve për regjistrim

Prej tvteuta16:04, 3 Korrik 2022

Aplikimet për regjistrimin e parë në Universitetin e Malit të Zi (UCG) dorëzohen nesër dhe pasnesër, ndërsa në 19 njësi organizative ka vende për 3344 studentë, njoftohet nga Ministria e Arsimit. Aplikimet dorëzohen në mënyrë elektronike, ndërsa për ata që këtë nuk e kanë të mundur, mund të dorëzohen edhe  nëpërmjet shërbimit studentor të njësisë organizative. Në konkursin për regjistrim në studimet bazë kanë të drejtë të aplikojnë shtetasit e Malit të Zi dhe të huaj, në përputhje me ligjin, të cilët kanë kualifikimin përkatës.  Testet në dy lëndë me rëndësi për vazhdimin e shkollimit për kandidatët që nuk kanë pasur maturë eksterne apo provim profesional zhvillohen më 6 korrik.

“Orari i testimeve do të publikohet në faqet e internetit të njësive organizative”, thuhet nga Univerziteti i Malit të Zi, ndërsa provimet pranuese për fakultetet dhe akademitë që i organizojnë, e që përbëjnë kusht shtesë për regjistrim, jepen sipas orarit që do të evidentohet në faqet e internetit të njësive organizative në datat 7 dhe 8 korrik.

“Provimet pranuese organizohen për regjistrim në programet: Mjekësisë, Stomatologjisë, Arkitekturës, Psikologjisë, Kulturës Fizike dhe Stileve të Shëndetshme të Jetës, Gazetarisë dhe trajnerëve sportiv, si dhe programe studimi profesionale-artistike”, thuhet në shpalljen e konkursit.

  • 1

    Radio