Ulqini së shpejti me kontejnerë nëntokësorë, Shasi me pikë të informimit

Prej tvteuta20:14, 11 Shkurt 2022

Pika e informimit në zonën arkeologjike të Shasit do t’u japë mundësi vizitorëve të këtij lokaliteti që të njihen më mirë me historinë e vendit, duke bërë që edhe Shasi të radhitet përkrah lokaliteteve të ngjajshme, të cilët shfrytëzojnë teknologjinë moderne për të promovuar vlerat e veta.Ky projekt , i cili financohet nga fondet evropiane, po realizohet nga Zyra për Projekte e Komunës së Ulqinit, dhe siç thonë ata, projekti përfshin edhe investime të tjera.

Artan Çobi, koordinatori i kësaj zyre, thotë për TV Teuta se në këtë lokalitet aktualisht po zhvillohen gërmime arkeologjike, ndërsa në kuadër të projektit janë të parashikuara edhe investime në Muzeun e Ulqinit, ku priten ndryshime jo vetëm sipërfaëqsore por edhe të tilla që kanë synim të lehtësojnë shërbimin që ofron ky institucion.

Projekti tjetër ka të bëjë me investimet në kontejnerët nëntoksor, të cilët janë aq të nevojshëm për Ulqinit. Çobi premton se realizimi do të kryhet para fillimit të sezonit turistik. Ai shton se pandemia e Covid 19, ka ndikuar edhe në punën e kësaj zyre, takimet dhe organizimet kanë qendë të pamundura në mënyrë fizike, por për këtë janë gjetur metoda të tjera. Ndërkohë, në periudhën në vazhdim planifikohen edhe projekte të tjera, në bashkëpunim me vendet e rajonit

Tashmë ka filluar edhe periudha e IPA 3 projekteve të cilët përfshijnë periudhën prej vitit 2021 deri në vitin 2028, kur do të fillojë shpallja periodike e thirrjeve për projekte të ndryshëm. Në Zyrën për Projekte thonë se janë të gatshëm të aplikojnë për secilin prej tyre që mund të jetë në dobi të qytetarëve të Ulqinit.

 

  • 1

    Radio