Sporti Më shumë

Ulqini pret Davis Cup dhe FED Cup

Prej tvteuta10:01, 1 Dhjetor 2017

Në Ulqin në prill do të organizohen dy turne ndërkombëtar të tenisit , pasi përveç organizimit të Davis Cup, Organizata Botërore e Tenisit i ka besuar qytetit tonë  edhe organizimin e FED Cup, njoftojnë nga Federata e Tenisit e Malit të Zi.

Klubi i tenisit “Bellevue” , prej datës 2 deri me 8 prill do të organizojë ndeshjet e turneut Davis Cup,  kurse prej 16 deri 23 prill, ato të FED Cup. Sipas Federatës së Tenisit të Malit të Zi , në FED Cup do të marrin pjesë 20 shtete, çka do të jetë një promovim shumë i mirë i potencialeve turistike të qytetit tonë.

  • 1

    Radio