Aktuale Më shumë

Ulqini përballet me mungesë të lojtarëve

Prej tvteuta10:04, 22 Shkurt 2017

Klubi i basketbollit Ulqini e filloi me fitore pjesën e tretë të Erste Ligës. Skuadra e trajnerit Darko Vujaçiq, pavarësisht se në dispozicion ka vetëm nëntë lojtarë, arriti të kapërcejë  sfidën me Studentski Centar dhe të qëndrojë në lojë për play – off. Problemi që i përcjell gjatë gjithë kohës janë dëmtimet e lojtarëve me të mirë, pa të cilët luajtën edhe këtë ndeshje.

“Kapiteni Rade Ivanoviq është i lënduar për njëzet ditë, dhe dëmtimi është i tillë që nuk mund të llogarisim në të në të ardhmen e afërt, çka është një hendikep i madh”, thotë trajneri Vujaçiq.  Në ndeshjen e rradhës basketbollistët e Ulqinit do të udhëtojnë drejt Bijello Poljes ku i pret skuadra vendase e Jedinstvos, kurse pas saj në Ulqin do të ndeshen me “Primorjen”.

 

  • 1

    Radio