Ulqini në ndihmë të të lënduarve nga termeti në Shqipëri
Prej tvteuta12:57, 27 Nëntor 2019
Termeti i mëngjesit të 26 nëntorit i cili shkaktoj dëme të mëdha materiale dhe humbje jetësh në Shqipëri bashkoi popujt e vendeve të ndryshme që tu vinin në ndihmë familjeve të dëmtuara. Ndihmat nuk kanë munguar as nga ana e qytetarëve të komunës së Ulqinit. Një numër i madh i qytetarëve janë bashkuar për të dhuruar ndihmat e tyre pranë OJQ –ve të cilat kanë organizuar grumbullimin siç janë Amaneti, Këshilla, Kisha Katolike e Ulqinit, Bashkësia Islame në tërë Komunat e Malit të Zi, Komisioni Beriqeti, etj. Ndër të tjera edhe disa parti politike kanë hapur dyert e veta për grumbullimin e ndihmave, ndërsa Komuna e Ulqinit si institucion ka ndarë 10 000 euro, Komuna e Tuzit 3 000 euro dhe Komuna e Podgoricës 20 000 euro për familjet e dëmtuara në Shqipëri. Ndihma humanitare janë grumbulluar edhe në qytete të tjera të Malit të Zi, ndërsa në spitalin e Tivarit vazhdon aksioni i dhurimit të gjakut me qellim që tu vihet në ndihmë të lënduarve. Mali i Zi institucionalish që nga dita e djeshme ka intevenuar dhe ka shprehur gatishmeri për ndihmë, duke dërguar ekipet e veta nëpër terene, e këtë kanë vazhduar ta bëjnë edhe sot ku ekipet e sherbimeve të mbrojtjes dhe shpëtimit gjenden krah për krah me ato të Shqipërisë.
Per te ndihmuar finansiarisht mund ta beni edhe permes linkut te publikuar me poshte apo permes xhiro llogarive te paraqitura ne fotografine e ketij informacioni.