Kulturë Më shumë

Ulqini në festivalin folklorik të Gjirokastrës

Prej tvteuta12:22, 15 Maj 2015

Filloj të dielën Festivali Folklorik i Gjirokastrës, një nga aktivitetet më të rëndësishme kulturore të promovimit të muzikës popullore.
Për 7 ditë dhe nete me radhë Gjirokastra hapi dyert për mijëra vizitorë që kanë mbërritur atje, por që pritet të vijnë edhe në ditët a ardhshme, për të ndjekur ngjarjen më të rëndësishme të folklorit dhe krijimtarisë popullore shqiptare.
Në këtë edicion të dhjetë, në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës do të ngjiten në skenë rreth 1300 artistë konkurues. Nga të cilët, rreth 1000 janë nga Shqipëria, 250 vijnë nga Mali I Zi, Kosova dhe pjesa tjetër nga shqiptarët e Maqedonisë. Mali I Zi u perfaqsua me shoqerite artistike Tradita, Buzuku dhe Ana e malit ku moren pjese 50 artiste nga trojet tona duke percuar ne kete festival traditen e bukur te folkut tone me ane te valles, kenges dhe kostumografise qe evidenton me se mire lashtesine e historise sone.
Por krahas Festivalit dhe konkurrentëve do të ketë edhe shumë artistë, të cilët do të jenë të pranishëm për të interpretuar muzikën e tyre. Ata janë ambasadorë të artit shqiptarë nëpër botë. Bëhet fjalë për artistë që do të mbërrijnë nga SHBA, Turqia, Zvicra dhe nga komuniteti shqiptar i arbëreshëve në Itali.
Pikërisht, mbrëmjen e së dielës ka qene një koncert nga Eda Zari dhe banda e saj. Ndërkohë, në ditët në vijim ishte edhe koncerti nga violinisti Olen Cesari dhe banda e tij. Rona Nishliu, po ashtu do të interpretojë, apo edhe Vikena Kamenica.
Gjatë këtyre 7 ditëve do të ketë rrëfim të traditës shqiptare edhe përmes valleve të trevave të ndryshme, do të ketë një atelie, ku do të jepen leksione për vallen dhe kostumografinë shqiptare.
Janë parashikuar 8 ekspozita, një prej tyre do të jetë ekspozitë e Fototekës Kombëtare “Marubi”, apo edhe piktura gjirokastrite. Nuk do të mungojnë edhe panairet, që do të jenë të shumtë; ai i kulinarisë shqiptare, “Argjiro-Festë”, apo panaire të librit.
Gjithashtu duke filluar nga data 1 maj, përreth 6 muaj, në Milano është hapur “Expo Milano 2015”, ku Shqipëria ka pavijonin e saj. Të gjitha eventet do të transmetohen drejtpërdrejt nga kalaja e Gjirokastrës në pavijonin shqiptar, për të rrëfyer edhe atje një pjesë të traditës folklorike shqiptare.

  • 1

    Radio