Ekonomi Më shumë

Ulqini i gatshëm të kandidojë për projektet ndërkufitare

Prej tvteuta16:03, 23 Shkurt 2018

Sot në kabinetin e kryetarit të Komunës së Ulqinit u mbajt një takim në mes zyrtarëve të Komunës, Zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte, Sekretariatit të përbashkët teknik për bashkëpunim ndërkufitar dhe Ministrisë për punë evropiane, në të cilin u diskutua për mundësitë e aplikimit për projektet ndërkufitare në mes Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës, për të cilët në periudhën 2016-2020 janë në dispozicion 13.8 milionë euro nga fondet europiane.

Kryetari i Komunës Nazif Cungu tha se Komuna e Ulqinit është e gatshme të përgatisë projektet e duhura për të aplikuar për këto mjete, ku si projekti më kryesor është ai për rregullimin e Port Milenës.

  • 1

    Radio