Aktuale Më shumë

Ulqini është me fat që ka Shkollën e Muzikës

Prej tvteuta12:54, 9 Shkurt 2022

Ulqini ka fatin që prej shumë vitesh të ketë Shkollën fillore për arsimin muzikor. Nxënësit dhe mësimdhënësit kanë arritur sukses mjaft të kënaqshëm deri tani, dhe gjysëmvjetorin e dytë e kanë filluar shumë të përgatitur, tha për Televizionin Teuta drejtoresha e këtij institucioni, Fatime Katana Buzuku.

Mund të them që jam mjaft e kënaqur me suksesin e nxënësve, kur them për suksesin nuk mendoj vetëm për notat pozitive dhe suksesin pozitiv por mendoj edhe për aktivitetet që kemi pasur mundësi t’i realizojmë dhe koncertet. Duke marrë para syshë edhe situatën e vështirë të pandemisë kemi arritur që të realizojmë 7 koncerte dhe një orë interne ku patën mundësi të prezantohen një numër i madh nxënësish”, tha Katana Buzuku.

Në vitin shkollor 1995/96 regjistronte 30 nxënës në degët piano, kitarë dhe fizarmonikë. Por me vitet që pasuan numri i nxënësve u rrit dhe interesimi per këtë shkollë është rritur ndjeshëm.

“Këtë vit ka pasur mjaft interesim. Janë regjistruar rreth 90 nxënës të rinjë që e ndjekin për herë të parë Shkollën e Muzikës, një numër mjaft i pëlqyeshëm. Interesimi më i madh i nxënësve është për mësimin e pianos, por këtë vit ka pasur mjaft interesim edhe për violinën dhe kitarën”, shprehet Katana Buzuku.

Aftësitë e veta nxënësit i kanë treguar edhe me shumë çmime të marra ndër vite në gara të ndryshme.

“Si zakonisht edhe këtë vit nxënësit po përgatitën për gara të ndryshme, janë ato garat ndërkombëtare ku shpresojmë që do të marrim pjesë dhe nuk do të jemi të kufizur nga kushtet epidemiologjike”, u shpreh ndër të tjera ajo.

 

Pothuajse në çdo aktivitet kulturorë nxënësit e shkollës së muzikës janë të pranishëm me pikat e tyre muzikore, kjo është edhe dëshmi e bashkëpunimit të mirë me institucionet e tjera shprehet Katana Buzuku.

Koncerti më i afërt për të cilin po përgatiten është ai i festave të 7 dhe 8 Marsit.

  • 1

    Radio