TURIZËM Më shumë

Ulqini do të jetë destinacion i njohur për festat e fundvitit

Prej tvteuta10:15, 24 Dhjetor 2017

Në Mal të Zi qëndruan për vizitë një grup gazetarësh nga mediat më të njohura të Shqipërisë, të cilët u njoftuan nga afër me ofertën turistike dimërore të vendit si dhe përgatitjet për festat e fundvitit. Në takimin e mbajtur në Podgoricë, ishin prezent edhe përfaqësues të Komunës së Ulqinit dhe Organizatës Turistike të qytetit, të cilët gazetarët i njoftuan me aktivitetet që pushteti lokal ka ndërmarrë ndë drjetim të organizimit të festave.

Kryetari Nazif Cungu, tha se synimi i Komunës së Ulqinit është që për festat e fundvitit, Ulqini të jetë një destinacion i pëlqyeshëm për të gjithë ato që kanë vendosur ta vizitojnë, kurse Armend Milla nga Organizata Turistike, shprehu besimin se në të ardhmen qyteti ynë do të jetë destinacion i njohur për kalimin e festave të fundvitit, pasi manifestimet nuk do të mungojnë.

  • 1

    Radio