Ulqinakët triumfojnë para tifozëve të vet
Prej tvteuta29 October 2017
Me rezultatin 72:65 ka përfunduar ndeshja e parë e klubit të basketbollit “Ulqini” të cilët mbrëmë u takuan me klubin “Ibar” nga Rozhaja. Para tifozëve të vet skuadra e qytetit tonë tregoj talentin dhe forcën për të sfiduar njërin ndër favoritët e Ligës së parë malazeze. Ndeshja e radhës do të zhvillohet në Herceg Novi kundër ekipit “ABS”.