Ulqinakët më të mirë në gjuhën gjermane
Prej tvteuta14 March 2017
Qendra testuese e Malit të Zi ka publikuar rezultatet e garës shtetërore për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Në këtë konpeticion morën pjesë 452 nxënësa të shkollës fillore dhe 253 të shkollës së mesme. Ulqinakët në këtë garë u treguan më të shkathët në gjuhën gjermane. Vendin e parë nga 21 nxënës të të gjitha shkollave fillore të Malit të Zi e mori Fatjona Lajkiq, ndërsa të dytin Muhamed Gorana nxënësa këto të shkollës fillore “Marshali Tito”, kurse vendi i tretë i takoi nxënësit nga Kraja të shkollës fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” Jasmin Kovaçeviq. Vendin e parë nga 15 nxënës të të gjitha shkollave të mesme të Malit të Zi e mori Ajdina Metanoviq, kurse vendin e tretë Marina Luliq. Fituesit për televizionin Teuta shprehën të kënaqur që kanë pasur mundësi të prezantojnë vehten, shkollën dhe normalisht Ulqinin në garë të nivelit shtetëror.