Ulqinakët fitojnë bindshëm
Prej tvteuta19:55, 3 Shkurt 2018
Klubi i basketbollit “Ulqini” edhe në pjesën e dytë të garimit vazhdon me të njëjtin ritëm duke korrur sukses në ndeshjen e parë, por dhe të dytën. Me një rezultat bindshëm se sa i kundërshtarit ato vazhdojnë të jenë favorit i ligës. Në sallën e shkollës së mesme “Vllazërim bashkim” ulqinakët u takuan me skuadrën “Primorje” ku rezultati përfundimtar ishtë 121:89 në favor të ekipit nga komuna e Ulqinit.