Aktuale Më shumë

Ulqin : U mbajt aktiviteti “Të gjithë ne jemi Mali i Zi – Pasuria e diversitetit”

Prej tvteuta11:38, 22 Nëntor 2022

Ne kuadër të aktivitetit “Të gjithë ne jemi Mali i Zi – Pasuria e diversitetit”, të cilin e organizon Qendra për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës së pakicave (CEKUM), në Ulqin u mbajtë programi “Perlat e traditës dhe trashëgimisë ulqinake”.

Programi u mbajt  më 21 nëntor 2022 (e hënë) në hotelin “Mediteran” në Ulqin.

Pjesëmarrës ishin: sopranoja Gjylie Pelingu-Hoxha, Grupi “Marinarët”, sopranoja Hristina Dragoviq dhe “Duo Espressivo”, artistja vokale Eliza Markiq dhe SHKA “Olcinium”.

Aktorët Bashkim Alaj dhe Arjona Hajdinaga Resulani performuan rrëfime skenike për traditën dhe trashëgiminë e Ulqinit.

Mysafir i programit ishte publicisti dhe kronisti nga Ulqini Ismet Karamanaga.

 

Më shumë rreth kësaj  në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të martën në orën 20:30

  • 1

    Radio