Sporti Më shumë

Ulqin: Takim i të rinjve të PDS me rastin e aktiviteteve sportive

Prej tvteuta15:41, 1 Dhjetor 2016

Anëtarët e të gjithë Këshillave Rinor Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve do të mblidhen këtë fundjavë në Ulqin me rastin e ngjarjeve sportive të Vitit të Ri të cilat do të mbahen në sallën e shkollës fillore “Marshall Tito”.  

Kjo ngjarje do të sjellë së bashku 200 pjesëmarrës dhe anëtarët e Këshillit të Rinisë, do të mbahet nën moton “Mendja e shëndoshë – në një trup të shëndetshëm”. Hapja e ngjarjeve sportive që mbahen për herë të parë në Ulqin, do të bëhet të shtunën, me 3 dhjetor në ora 9:00. Kryetari i Këshillit Rinor të Partisë Demokratike të Socialistëve në Ulqin Darvin Eroviq, i ftoi të gjithë qytetarët e interesuar të bashkohen dhe të marrin pjesë në këtë konkurs sportiv. Gara do të ketë në futboll, basketboll, dhe tërheqje litari.

  • 1

    Radio