Aktuale Më shumë

Ulqin: Policia konfiskon rreth 100kg drogë

Prej tvteuta20:13, 20 Mars 2023

Policia kufitare e Ulqinit ka konfiskuar rreth 97 kilogramë drogë dhe ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim. “Policia kufitare ka ndaluar në fshatin Darzë një automjet tip Shkoda me targa shqiptare, i cili drejtohej nga shtetasi K.P.(29) nga Shqipëria.”- thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë.

Personi në fjalë është larguar me shpejtësi i ndjekur nga policia, ndërsa  automjeti është gjetur i braktisur në Krruç. Po ashtu në afërsi të Klleznës është ndaluar një automjet tip “Passat” me targa shqiptare, me drejtues shtetasin A.H.(30), po nga Shqipëria, i cili dyshohet të ketë lidhje me personin e ndjekur nga policia në Darzë.

Shtohet se qeni zyrtar i policisë kufitare ka kontrolluar zonën dhe ka gjetur 163 paketime të drogës së hedhur, e cila dyshohet të jetë e tipit marihuanë.

  • 1

    Radio