Ullishtat e Tivarit dhe Ulqinit – resurse me vlerë turistike
Prej tvteuta10:27, 6 Dhjetor 2019
Komuna e Tivarit organizoi puntori në kuadër të projektit ndërkufitar në të cilin u prezantuan rezultatet e e këtij projekti që financohet nga programi Interreg Itali-Shqipëri-Mali i Zi. Në puntori merrnin pjesë përfaqësuesit e të gjitha institucioneve në Mal të Zi të cilët marrin pjesë në këtë projekt, Ministrisë së bujqësisë, Komunës së Tivarit dhe Ulqinit, Fakultetit Bioteknik, OT të Tivarit, Shoqatave të ullishtarëve nga Tivari dhe Ulqini si dhe partnerët në projekt , univerziteti CIHEAM, Parku i ullinjve Venafro dhe OJQ Shoqata e ullishtarëve “Valdanosi”. Qëllimi kryesor i projektit është regjistrimi i ullinjve dhe valorizmi turistik i tyre, që si rezultat duhet të japë krijimin e hartave lokale të ullinjve, planet zhvillimore lokale, krijimin e hartave të përbashkëta të ullishtave në Itali, Shqipëri dhe Mal të Zi, si dhe plani akcion ndërkufitar për menaxhim të duhur të ullishtave të vjetra.