Ullishtarët të mbrojnë ullinjtë nga miza
Prej tvteuta09:01, 21 Korrik 2019

Shoqata e ullishtarëve “Valdanosi” u bën apel ullishtarëve të Ulqinit që në periudhën e ardhëshme të marrin masat e duhura për mbrojtjen e ullinjve nga miza. Analizat e kryera nga Fakulteti Bioteknik i Malit të Zi, kanë treguar se në disa pjesë të ullishtës së Valdanosit, janë paraqitur simptomat e prezencës së mizës dhe për menjanimin e këtij rreziku duhet spërkatja e ullinjve me trajtimet përkatëse. Nga kjo shoqatë thonë se parashikimet e deritanishme tregojnë se nëse eliminohet problemi i mizës, ky vit do të jetë i mbarë sa i përket frytdhënies së ullinjve.