Politikë Më shumë

Ukraina kërkon mbledhje me Rusinë brenda 24 orëve…

Prej tvteuta12:16, 14 Shkurt 2022

Ukraina kërkon mbledhje me Rusinë brenda 24 orëve për të diskutuar vendosjen e ushtarëve rus pranë kufijve. Ministri i punëve të jashtme Dmytro Kuleba thotë se ka kërkuar mbledhje apo takim me Rusinë për këtë problem dhe nuk ka fituar ndonjë përgjigje adekuate. Ukraina po ashtu është qasur organizatave ndërkombëtare për të kërkuar përgjigje. Më konkretisht ato përmes OSCE (Organizata për siguri dhe bashkëpunim në Evropë) kanë të drejt qe nga të gjithë anëtarët që kanë nënshkruar Dokumentin e Vienës të kërkojnë informacione mbi veprimet ushtarake të tyre. Mirëpo presidenti i Ukrainës Zelenski thotë se nuk ka informata konkrete për invazione dhe kërkon të zbutet panika që është bërë nga shtetet perëndimore.

Më poshtë mund të shihni një hartë analitike ku paraqitet vendosja e trupave Rus. Ato të shenuara me katrore janë trupat që kanë arritur se fundmi kurse ato të shenuara me rrathë të kuq janë trupat permanente.

 

  • 1

    Radio