Uji në plazhet e Ulqinit i nivelit më të lartë
Prej tvteuta16:18, 21 Gusht 2019
Analizat e ujit të kryera në plazhet e Malit të Zi kanë treguar se në 90% të tyre cilësia e ujit është e nivelit më të lartë, njoftojnë nga Të Mirat Detare. Analizat janë kryer në 16 plazhe të Ulqinit dhe në të gjitha uji është i cilësisë më të lartë K1, ngjajshëm edhe në 13 plazhet e Tivarit. Analizat janë kryer nga data 13 deri më 16 gusht.