Uji në plazhe vazhdon të jetë i cilësisë së lartë
Prej tvteuta10:00, 12 Korrik 2017
Sipas analizave të Insitutit për biologji detare, të kryera me 5 dhe 6 korrik, cilësia e ujit në 94% të plazheve në bregdetin e Malit të Zi është e kategorisë K1 kurse në 6% e asaj K2.
Në Ulqin janë analizuar 12 plazhe dhe cilësia e ujit në të gjitha prej tyre ka qenë e cilësisë K1, çka do të thotë se bregdeti i Ulqini vazhdon të jetë ndër më të pastërtit në Mal të Zi.