Opinion Më shumë

UDSH: VDEKJA E DRITAN ALAJT HUMBJE E PAZËVENDËSUESHME PËR PARTINË TONË

Prej tvteuta18:31, 15 Nëntor 2020

Kumtesë për opinion e Unionit Demokratik të Shqiptarëve

Të dielën në Qendrën Klinike të Malit të Zi ndërroi jetë sekretari gjeneral i partisë tonë dhe këshilltari në Kuvendin e Komunës së Ulqinit Dritan Alaj (38).

Kjo është humbje e pazëvendësueshme para së gjithash për familjen e tij, por edhe për partinë tonë, sepse Dritani ishte vigan në kuptimin e plotë të kësaj fjale.

Po ashtu, kjo është humbje e madhe edhe për shumë qytetarë të Ulqinit dhe Tivarit, sepse Dritani me punën e tij të përkushtuar në Njësinë Zonale të Fondit Pensior – Invalidor ishte përherë në shërbimin e të gjithëve.

Neve, si miq dhe shokë të tij partiak, na mbetet obligimi që të ndihmojmë familjen e tij tani dhe përherë dhe ta kujtojmë në mënyrën më të bukur, ashtu siç ai e meritoi me jetën, punën dhe veprimtarinë e tij në këtë botë.

 

  • 1

    Radio