Politikë Më shumë

UDSH do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale në Tuz

Prej tvteuta10:08, 1 Nëntor 2017

Në zgjedhjet e parakohshme lokale të cilat do të mbahen me 26 nëntor në Komunën urbane të Tuzit, UDSH do të garojë e vetme, thuhet në kumtesën për media të kësaj partie. “Përveç z. Fadil Kajoshajt, nënkryetarit të UDSH-së dhe kryetarit aktual të Kuvendit të Komunës urbane, në listë ndodhen  kuadro të rinj dhe me perspektivë të UDSH-së, të gatshëm dhe të aftë që të marrin funksione të përgjegjshme.

Angazhimi ynë i deritashëm politik, eksperienca, si dhe rezultatet e arritura janë garant i suksesit tonë të cilin e presim në këto zgjedhje. Ftojmë të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces zgjedhor që të japin kontributin e vet të plotë që ai të kalojë në frymën e tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellët.”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e kësaj partie.

  • 1

    Radio